Java e 25-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë shumë ndeshje interesante.
Takimi i parë do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të tretë, përkatësisht të katërt. Prizreni ka 13 fitore dhe nëntë humbje, derisa Ylli 15 fitore dhe gjashtë humbje, ku nuk ka pësuar asnjë humbje në stinorin pranveror.
Të premten në mbrëmje do të përballen rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Trepça. Prishtinasit nga 21 ndeshje kanë 16 fitore dhe pesë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore dhe 16 humbje.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Feronikelit dhe Lipjanit. Skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 16 humbje, aq sa Trepça dhe ka synim të jetë pjesë e elitës, kurse lipjanasit kanë një fitore dhe 21 humbje.
Java e 25-të do të përmbyllet me derbin ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje, kurse Bashkimi 13 fitore dhe nëntë humbje. Të dy skuadrat shpresojnë të përmbyllin kampionatin sa më lartë.
Rahoveci pushon në këtë xhiro.
Takimet zhvillohen të premten dhe të shtunën, për shkak se të martën fillon Final 8.
Superliga – Java 25
E premte
17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Trepça
E shtunë
17:00 Feronikeli – Lipjani
19:00 Peja – Bashkimi./arbresh.info
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...