Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur sot (e mërkurë) shortin për sezonin e ri në Superligë të Kosovës.
Qysh në xhiron e parë do të kemi dy super takime për tifozët e futbollit vendor, shkruan portali arbresh.info.
Dy ish kampionët, Feronikeli dhe Trepça’89, do të përballen në javën e parë të Superligës.
Prishtina – Gjilani është takimi tjetër mjaftë interesant, ndërsa kampioni në fuqi Drita do ta ketë KEK-un si rival të parë në këtë xhiro.
Kampionati fillon nga 18 gushti./arbresh.info/
Çiftet e javës së parë në Superligë
Drita – KEK-u
Flamurtari – Ferizaj
Liria – Ballkani
Llapi – Drenica
Feronikeli – Trepça ‘89
Prishtina – Gjilani
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...