Google ADS

Superliga fillon më 12 gusht

23:09 | 4 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës do të fillojë më 12 gushtë.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, ku caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht.

Ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht.

Njëkohësisht garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më 12 gusht.

Kujtojmë që sezonin e kaluar Superligën e fitoi Ballkani për herën e dytë radhazi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme