Sot (e enjte) zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar katër ndeshjet e para të javës së rregullt në Superligën e Kosovës, ku nuk pati befasi.
Të martën, Feronikeli fitoi minimalisht te Vushtrria, ndërsa të mërkurën fitore shënuan Gjilani ndaj Llapit, Trepça ’89 ndaj Ferizajt dhe Drenica ndaj Dukagjinit.
Sot zhvillohen edhe dy takimet e mbetura për të kompletuar javën e 11-të apo fazën e parë të Superligës së Kosovës.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret rivalin e viteve të fundit Dritën në derbin e kësaj jave, me takimin që fillon nga ora 18:00.
Ndeshja tjetër është e paraparë të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Flamurtarin nga ora 14:00.
Java e 12-të është e paraparë të zhvillohet në fundjavë. /Telegrafi/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...