Superliga e Kosovës sjell rezultate befasuese

19:07 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Dritës nga Gjilani importoi tri pikë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën, në ndeshjen e javës së parë, e cila u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.  

Në minutën e 32-të, Drita shënoi golin e fitores. Xhevdet Shabani futet me hapa të shpejt në 16-sh dhe me një goditje nga 10-11 metra realizoi për 0:1. Në minutën e 60-të, Prishtina rrezikon seriozisht kur Mentor Mazrekaj harkon në  zonë derisa Guthier Makenda godet bukur por, topi përfundon në shtyllë. Drita pati rast ta thelloi fitoren, por Kastriot Rexha i pafat.  Rexha i vetëm me portierin Visar Bekaj, por i cili nuk mposhtet pikërisht në minutën e 62-të.

Vëllaznimi fitoi ndaj Lirisë 1:0 me golin e kapiteni Albutrit Morina.

Ndryshe, Gjilani e mposhti në stadiumin e saj Besën me shifrat 2:1. Isa Emihaziri dhe Gëzim Rusi shënuan për Gjilanin kurse Altin Merlaku realizoi për Besën.

Të ngjashme