Sot (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.
Java e 26-të në Superligë të Kosovës hapet sot me dy ndeshje interesante ku FC Drita pret FC Drenicën në Gjilan, teksa KF Feronikeli udhëton drejt Pejës për t’u përballur me FC Besën, shkruan lajmi.net.
“Intelektualët” janë në vendin e parë në Superligë me 54 pikë (dy më shumë sesa FC Ballkani). Feronikeli në anën tjetër, do përballet kundër Besës (e cila ka vetëm shtatë pikë).
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 13:00 dhe favorit padyshim që vlerësohen të jenë Drita dhe Feronikeli.
Në programin e ndeshjeve të sotme ka qenë e paraparë të zhvillohej edhe takimi mes FC Prishtinës dhe SC Gjilanit, megjithatë është vendosur të luhet më 30 mars.
Shtyrja e ndeshjes është bërë për arsye që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë në gjendje të mirë, pasi Kosova do të luajë aty pas katër ditësh.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe