Superliga e Kosovës rikthehet me tre ndeshje, Malisheva kërkon fitore ndaj Dritës

14:24 | 7 Tetor 2023
K.B

Tre duele interesante sot do të zhvillohen në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superliga.

Skuadra e Malishevës dhe ajo e Dritës ndeshjen do ta zhvillojnë në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndërsa takimi ndërmjet Feronikelit 74 dhe Fushë Kosovës do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Gjilani dhe Dukagjini do të përballen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të tri këto përballje do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme