Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Rregullt të Punës, ku u prezantua gjithçka që është bërë në periudhën 2018/2019.
Kuvendi i Punës i FFK-së mori vendim që nga stinori 2020/2021, Superliga të ketë vetëm 10 skuadra.
Një gjë e tillë erdhi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë mes skuadrave garuese.
Delegatët e kuvendit, 54 që ishin të pranishëm nga 48 të mundshëm, e votuan njëzëri këtë propozim.
Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.
“Të gjitha regjionet dhe të gjitha klubet kanë pranuar që të bëhet Superliga me 10 ekipe”, ka deklaruar për mediat pas Kuvendit, Agim Ademi.
Në këtë Kuvend është vendosur që gruas së presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, t’i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën, që do të marrë nga FFK-ja.
Në Kuvendin e rregullt të punës u raportua edhe për buxhetin.
Buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka arritur vlerë mbi 11 milionë euro dhe gati 88.86 për qind e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sposnorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive.
Agim Gashi në fjalën e tij i ka zbuluar të hyrat në FFK brenda një viti.
“Te hyrat janë rreth 11 milionë euro. Shumica e të hyrave janë nga UEFA dhe FIFA”, theksoi shefi i financave në FFK, Agim Gashi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...