Google ADS

Superliga e Kosovës: Java e 23-të luhet në mesjavë

16:07 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Kanë përfunduar dy fazat e para në elitën e futbollit kosovar.

E me nisjen e fazës së 23-të do të ketë edhe një orar të ri për zhvillimin e ndeshjeve.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar edhe orarin e ri të javës së 23-të.

Ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen në mesjavë, pesë të mërkurën dhe një tjetër të enjten.

FFK ka ndryshuar edhe orarin me zgjatjen e ditës, ku ndeshjet do të fillojnë nga ora 14:00.

Ndeshja më interesante e javës së 23-të padyshim se do të jetë mes liderit aktual Prishtinës dhe kamionit aktual Trepçës ’89.

Drita do ta mirëpres Drenicën në Gjilan, ndërkohë Llapi pret Vllazninë e Pozhoranit.

Feronikeli do të luaj si vendas me Besën, ndërsa në Prizren, Liria pret Vëllaznimin.

Ndeshja e vetme ditën e enjte do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Flamurtarit.

Vala Superliga – java e 23-të

E mërkurë, 14 mars, 2018, në orën 14:00

Drita – Drenica

Prishtina – Trepça ‘89

Liria – Vëllaznimi

Llapi – Vllaznia

Feronikeli – Besa

E enjte, 15 mars, 2018, në orën 14:00

Gjilani- Flamurtari

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme