Kampionati shqiptar pritet të nisë ndryshe nga dy edicionet e fundit. Superiorja i rikthehet traditës, me sezonin që do të ngrejë siparin në muajin gusht. Ngjeshja e kalendarit ka bindur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit që të heqin dorë nga zgjatja e pushimeve, çka u shkon për shtat ekipeve që do të garojnë në Europë.
Të dielën e 12 gushtit do të luhet Superkupa e Shqipërisë ndërmjet Skënderbeut dhe Laçit, ndërkohë që në javën pasardhëse do të startojë kampionati. Një tjetër ndryshim që pritet të ndodhë është edhe numri i të huajve në fushë. Për momentin, në një ndeshje të kampionatit lejohen që në fushën e lojës të aktivizohen njëkohësisht 4 futbollistë të huaj.
Disa klube kanë kërkuar prej kohësh ndryshimin e këtij rregulli, duke kërkuar rritjen e të huajve në fushë në të paktën 5 futbollistë që nuk kanë pasaportë shqiptare.
Ende nuk ka një propozim konkret nga klubet, por pritet që në tavolinën e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e ardhshme të tij, të mbërrijë dhe kërkesa për shtimin e të huajve. Sigurisht që aty do të shqyrtohet numri i skuadrave që kërkojnë këtë ndryshim dhe i atyre që mendojnë të vijojnë me të njëjtin rregull apo për të ulur numrin e të huajve në fushën e lojës. Vendimet për ndryshime të mundshme mund të merren vetëm nëse klubet bëjnë hapa konkretë me propozimet përkatëse. /ss/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...