Sonte, në orën 18:45, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ishte programuar për t’u zhvilluar Superkupa e Turqisë, ku do të përplaseshin gjigantët e futbollit të këtij vendi: Fenerbahçe dhe Galatasaray.
Dy skuadrat ishin gati të përplasur brirët, por ndeshja nuk do të luhet për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit organizator (Arabisë Saudite).
Përplasja erdhi pas ndalimit nga autoritet vendëse të futjes në stadium të pankartave dhe bluzave që kujtojnë themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.
Autoritet vendëse nuk lejuan pankartën “Paqe në shtëpi, paqe në botë”, bluzat speciale dhe festive me referenca për Ataturkun dhe imazhet e Ataturkut që do të transmetoheshin në ekrane. Dy skuadrat do të mbërrinin në stadiumin “Al-Aëëal Park” rreth orës 17:00, por nuk u nisën nga hotelet përkatëse.
Okan Buruk, trajner i Galatasaray-t, konfirmoi se ndeshja është shtyrë për një datë të mëvonshme. Tani priten vetëm njoftimet zyrtare.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...