Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e parë për vitin 2021, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.
KE diskutoi rreth përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror të garave, me konstatimin se përgatitjet e të gjitha organeve të FFK-së po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Po ashtu, edhe klubet i kanë filluar përgatitjet e tyre në të gjitha segmentet, ku shihet një interesim i madh i tyre për prurjet e reja në skuadra.KE edhe një herë diskutoi për sistemin e garave në Ligën e Dytë dhe Ligën e Tretë, me ç’rast vendosi që edhe në edicionin e ardhshëm Liga e Dytë të ketë 16 skuadra, e ku dy skuadra do të vijnë nga Liga e Tretë (me ç’rast kampionët e grupeve luajnë lojë barazhi, ku fituesit e tyre inkuadrohen në Ligën e Dytë), derisa nga liga largohen dy skuadrat e fundit në renditje.
KE diskutoi edhe rreth riformatimit të sektorëve në FFK me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe efikasitet në punë në administratën e FFK-së.Po ashtu, KE diskutoi edhe rreth zhvillimit të ndeshjes së Superkupës, ndërmjet kampiones në fuqi Dritës dhe fitueses së Kupës, Prishtinës, e cila ndeshje zakonisht i paraprinë fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej, andaj me pëlqimin e të dyja klubeve u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi.KE shqyrtoi edhe mundësitë e përkrahjes financiare të klubeve para fillimit të stinorit pranveror, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të tyre për shkak të pandemisë dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e saj që sërish t’u del në krahë klubeve.
Në fund, KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...