Juventus dhe Milan do të përballen sot (e mërkure) në kuadër të finales së SuperKupës së Italisë.
Juventus dhe Milan do të përballen në kuadër të SuperKupës së Italisë, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga ora 18:30.
‘Zonja e Vjetër’ do të jetë në këtë ndeshje pa Barzaglin, Manduzikicin, Benatian dhe Cuadradon, ndërsa është rikthyer Joao Cancelo dhe Douglas Costa në formacion, përcjell lajmi.net.
Nga ana tjetër, Milan nuk mund të llogarisë në Caldara, Biglian dhe Bonaventuran që janë të lënduar, ndërsa në mesfushë do të debutojë Lucas Paqueta.
Poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Juventus: Szczesny; Anulo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Cristiano Ronaldo, Douglas Costa.
Milan: Donnarumma; Kalabria, Zapata, Romagnoli, Ricardo Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetá; Castillejo, Higuain, Calhanoglu.
Ndeshjen do ta referojnë: Banti (asistentët Preti dhe Passeri, njeriu i katërt, Di Bello).
Blinken synon të vazhdojë punën për përfundimin e konfliktev...
Osmani ndan fotografi nga diskutimet me liderë në samitin e ...
Bisedë e gjatë mes tyre, çka po i mundon Rovenën dhe Mevlani...
Çfarë ushqimesh duhet të hani kur keni sheqer të ulët në gja...
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...