Futbolli është rikthyer dhe Premierë Ligë në javën e ardhshme do t’i rikthehet ndeshjeve.
Sipas SunSport, superkompjuteri ka parashikuar se si do jetë në fund tabela e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas këtij të parashikimit, Liverpool do e fitojë titullin, mirëpo nga 25 pikë para City-t do jenë vetëm 12 pikë.
Skuadra e Pep Guardiolës do renditët në pozitën e dytë me 84 pikë, e ndjekur nga Leicester City me 73, kurse pozitën e katër do e mbajë Chelsea me 63 pikë.
United nga ana tjetër renditët në pozitën e pestë me 58, mirëpo shkaku i dënimit të City-t për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, atëherë “Djajtë e Kuq” do kenë të drejtën e pjesëmarrjes.
Pozita e gjashtë i takon Sheffield United me 58 pikë, dy më shumë se Wolves, kurse dy rivalët londinez Tottenham e Arsenal renditën në pozitën tetë dhe nëntë me nga 52 pikë.
Mbetet të shihet nëse ky parashikim do rezultoi i vërtetë, derisa kanë mbetur edhe 92 ndeshje për tu zhvilluar./arbresh.info.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...