Ekspertët e të dhënave kanë thyer pikat e forta sulmuese dhe mbrojtëse të secilës prej 16 skuadrave të mbetura në këtë sezon të Ligës së Kampionëve për të na dhënë emrin e fituesit më të mundshëm të trofeut këtë sezon.
Faza e grupeve nuk ishte pa dramë pasi klubi të mëdha si Manchester Unitedi dhe Interi u eliminuan, ndërsa 13 herë fituesit e trofeut, Real Madridi, siguroi kalimin vetëm në ndeshjen e tyre të fundit në grup.
Por, faza e nxehtë vjen në fazat e eliminimit direkt në 2021 – dhe ekspertët e statistikave në FiveThirtyEight.com kanë shtypur numrat për të prodhuar një model që tregon shanset e secilit klub për të fituar. Rezultatet janë një befasi.
Ndërsa kampionët në fuqi Bayern Munich janë favoritët e ‘bastoreve’ për të mbrojtur titullin, FiveThirtyEight i kanë vendosur ata të dytët me një mundësi prej 17 për qind për të ngritur trofeun.
Në vendin e parë, me një mundësi prej 24 për qind për të fituar trofeun është Manchester City. Deri më tani City nuk ka bindur në Evropë duke pasur parasysh talentin dhe buxhetin e tyre, duke dalë nga turneu në fazën çerekfinale për herë të tretë radhazi sezonin e kaluar.
Sidoqoftë ata padyshim që kanë lojtarë cilësorë dhe një menaxher si Pep Guardiola, i cili e ka fituar këtë trofe dy herë.
Liverpoolit i është dhënë një shans prej vetëm 7 për qind për të fituar përsëri trofeun që ata ngritën për herë të fundit në vitin 2019, ndërsa kaq shanse kanë edhe Chelsea dhe Paris Saint-Germain.
Çuditërisht, Barcelona ka shanse prej 10 për qind për të fituar trofeun, qështu që Lionel Messi dhe shokët e tij do të kenë nevojë për një Krishtlindje shumë të lumtur për ta kthyer formën e tyre dhe për të bërë ato shanse të duket realiste.
Real Madridi ka mundësi prej 6 për qind për sukses, ndërsa Juventus është vetëm i 10-ti nga 16 klube me shanse prej 3 për qind.
Shikoni tabelën e plotë më poshtë dhe mësoni se si FiveThirtyEight prodhuan modelin e tyre të detajuar statistikor.
16.Lazio: nën 1%
15.FC Porto: nën 1%
14.Borussia Monchengladbach: nën 1%
13.Sevilla: 1%
12.Atalanta: 1%
11.RB Leipzig: 3%
10.Juventus: 3%
9.Atletico Madrid: 5%
8.Real Madrid: 6%
7.Borussia Dortmund: 6%
6.PSG: 7%
5.Chelsea: 7%
4.Liverpool: 7%
3.Barcelona: 10%
2.Bayern Munich: 17%
1.Manchester City: 24%
/Telegrafi/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...