Supergoli që tregon klasin e vërtetë të Iscos

22:31 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madridit, Isco gjeti dy herë portën në ndeshjen në kuadër të Kupës së Mbretit kundër Melillas mbrëmjen e sotme (e enjte), por goli i parë ishte i jashtëzakonshëm.

‘Los Blancos’ fituan me rezultat të thellë 6 me 1 takimin në Bernabeu duke siguruar kalimin në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 10 me 1 pas fitores 4 me 0 të siguruar në takimin e parë mes tyre, transmeton portali arbresh.info.

Marco Asensio dhe Isco shënuan nga dy gola, ndërsa Javi Sanchez dhe Vinicius Junior realizuan golat e tjera.

Isco nuk ka qenë duke u favorizuar aspak që nga arritja e Santiago Solarit si kryetrajner, por performanca e tij sonte të rikujton kualitetin e tij që u shfaq edhe me golin nga distanca pas 47 minutave.

Spanjolli mori topin në prag të zonës së penaltisë dhe me një goditje të bukur tregoi klasin e tij duke e dërguar topin në qoshe të anës së majtë të rrjetës./arbresh.info/

Shikoni më poshtë golin e shkëlqyer të Iscos:

https://twitter.com/kroos_1729/status/1070712211486597121

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme