Diosgyori VTK ose i njohur si DVTK ka fituar derbin rajonal ndaj klubit të njohur hungarez, Debrecen me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga mesfushori i Kosovës, Florent Hasani.
DVTK ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj rivalëve rajonal të Debrecenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të ligës hungareze.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Florent Hasani.
Ish-lojtari i Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë shënoi një gol të bukur nga distanca duke arritur ta vendos këtë derbi.
Goli i Hasanit erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes pas një asistimi nga ana e David Markvart.
Ky gol erdhi nga një distanca më e largët se 25 metra dhe ishte spektakolar.
https://www.facebook.com/M4sport.hivatalos/videos/255236445168348/
Me këtë fitore, DVTK arrin t’i shmanget fundit të tabelës dhe tani gjendet në pozitën e 10-të me nëntë pikë.
Në anën tjetër, ky ishte vetëm goli i parë në këtë sezon për djaloshin nga Vushtrria, i cili në sezonin e kaluar pati paraqitje superiore me DVTK-në
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...