Google ADS

Supergolat e Bersant Celinës – trajner McCarthy “shpërthen” me lëvdata

21:23 | 4 Nëntor 2017
Arbresh Info

Për të dytin vikend radhazi në Championship, Ipswich Town ka shënuar fitore dhe për të dytin vikend radhazi Bersant Celina ka shënuar gola të bukura.

Vikendin e kaluar, ylli i huazuar nga Manchester City erdhi nga bankina në Burton Albion për t’i siguruar fitoren e ndeshjes Ipswichit, shkruan portali arbresh.info. 21-vjeçari kosovar erdhi nga bankina në minutat e fundit të ndeshjes para se të shënonte supergol nga gjuajtja e lirë me prekjen e parë në minutën e 90′.

Pas golit, Celina hodhi fanellën e tij në tribuna duke festuar golin si i “çmendur”.

https://twitter.com/Channel5Sport/status/924319219193229313

Të shtunën, kundër Prestonit, Celina ka shënuar sërish golin e fundit të ndeshjes. Ylli i liderit në Premierë Ligë siguroi topin në anën e djathtë para se të godiste atë drejt portës për të shënuar tjetër gol të bukur.

Pas golit, Celina festoi duke i përqafuar disa tifozë të Ipswichit.

https://twitter.com/Channel5Sport/status/926864485486272513

Trajneri i skuadrës në Championship nuk ka kursyer fjalët e madha për talentin kosovar duke e lavdëruar atë menjëherë pas fishkëllimës së fundit.

“Goli ka qenë i jashtëzakonshëm, me të vërtetë ka qenë i tillë”, tha fillimisht McCarthy për reprezentuesin e përfaqësues së Kosovës.

“Ai është përshtatur shumë mirë, ai është një atletë i mrekullueshëm. Nuk mund ta mësoj aq Bersantin rreth aftësive, triqeve dhe driblimeve. Por, City e dërgoi atë këtu për të mësuar disiplinën dhe për të punuar shumë – dhe pa ato ai nuk do të ishte një lojtar”

Bersant Celina ka bërë 11 paraqitje te Ipswichi qysh pas transferimit gjatë merkatos verore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme