Edon Zhegrova ka shënuar një supergol në ndeshjen ndërmjet Genkut dhe Eupenit.
Talenti i ri kosovar ka realizuar një supergol nga distanca në ndeshjen e xhiros së 18-të në divizionit të parë Belgjikë duke kaluar në epërsi Genkun, shkruan portali arbresh.info.
18-vjeçari dërgoi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 41′ të ndeshjes në Luminus Arena. Pasi pranoi topin në mesfushë, Zhegrova kaloi një mesfushor të Eupenit duke shënuar për 1 me 0 katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Megjithatë, mysafirët u rikthyen në lojë duke barazuar shifrat përmes Luis Garcias në minutën e 44′.
Ndryshe, ky është goli i parë nga Zhegrova këtë edicion pas katër paraqitjeve./arbresh.info/
http://www.dailymotion.com/video/x6be94q
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...