Google ADS

Supergol nga Suso në “Fadil Vokrri”

21:19 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

AC Milani ka gjetur golin e epërsisë në ndeshjen miqësore kundër FC Feronikelit.

Gjiganti italian ka shënuar për 0 me 1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në takimin historik për kampionin në fuqi të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Pas një ndërhyrje të palejuar nga skuadra jonë, mysafirët përfituan një gjuajtje të lirë fare pranë zonës së penaltisë.

Rasti u shfrytëzua mirë nga skuadra në Serie A që gjeti epërsinë në minutën e 25′ të ndeshjes duke shënuar bukur për 0 me 1. Suso ekzekutoi goditjen në formë të shkëlqyer duke vendosur topin me lehtësi në rrjetën portierit Smakiqi.

Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/


Shikoni më poshtë golin e bukur nga Suso:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme