Supergol nga Dembele, Barça në epërsi kundër Celta Vigos

21:43 | 17 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Celta Vigos.

Gjiganti katalunas është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në takimin e sotëm (e martë) kundër Celta Vigos, shkruan portali arbresh.info.

Anësori Ousmane Dembele ka realizuar një gol të bukur duke dërguar “Blaugranët” në epërsi.

Dembele shënoi për 0 me 1në minutën e 36′ pas asistimit nga Paco Alcacer.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme