Sulmuesi brazilian Hulk mund të transferohet në Premierligën angleze në afatin kalimtar të janarit.
31 vjeçari është duke zhvilluar karrierën e tij në Kinë, të skuadra e Shanghai SIPG, klub ky të cilin e udhëheqë trajneri portugez Andre Villas-Boas, transmeton arbresh.info.
Hulk i cili bëri emër në evropë gjatë kohës sa ishte në gjigantin portugez, Porto dhe ishte lidhur me një transferim te Chelsea dhe Manchester City.
Ai ka zbuluar se është kontaktuar nga një skuadër angleze rreth një transferimi në janar.
“Unë kam pranuar një ofertë nga një klub i Premierligës dhe po ashtu disa oferta nga ligat tjera evropiane”, tha Hulk.
“Unë e vlerësoj shumë Premierligën dhe nuk është rastësisht liga më e fortë në botë. Sigurisht që unë e përcjelli ligën angleze por jam i lumtur këtu. Kam edhe tre vite kontratë dhe jam i lumtur me këtë”, shtoi braziliani.
“Por kurrë nuk i dihet në futboll, çdo gjë mund të ndodh dhe agjenti im, Daniel Lorenz, ka pranuar një ofertë nga Britania e Madhe, atëherë kurrë ti më sa paku e pret, ti pranon një ofertë dhe gjërat ndryshojnë. Ne jemi të hapur, nuk mund t’i bllokojmë telefonatat dhe nëse vie një ofertë shumë e mirë për mua dhe me klubin kinez është në rregull, atëherë mund të largohem”, përfundoi Hulk.
Hulk në futbollin kinez u transferua në vitin 2016 nga Zenit St. Petersburg. /arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...