Klubi gjerman ka rënë dakord për të paguar 10 milionë funta për transferimin e 16-vjeçarit që ende nuk është shfaqur në skuadrën e parë të Benficas.
Manchester United është tronditur nga RB Leipzigu që tashmë ka nënshkruar me super talentin e ri Umaro Embalo, transmeton portali arbresh.info.
Anësori 16-vjeçar raportohet se ka qenë duke u monitoruar edhe nga Real Madridi dhe Barcelona. Por, klubi nga liga e Gjermanisë ra dakord për të paguar 10 milionë funta për transferimin e tij.
Adoleshenti nuk ka luajtur ende në skuadrën kryesore të Benficas, por ka luajtur dhjetë ndeshje në Ligën e të Rinjve të UEFA-së.
Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton që një “marrëveshje e përgjithshme tashmë është arritur” dhe “çështjet e kontratës mund të finalizohen sot”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...