Google ADS

Super talenti Eddie Nketiah vendos rekord pasi shpëtoi Arsenalin

08:20 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Edward Nketiah ka vendosur një rekord të ri te Arsenali pasi shënoi dy herë duke shpëtuar skuadrën e Arsene Wengerit kundër Norwich City në Carabao Cup.

“Topçinjtë” ishin afër disfatës në Emirates pas golit të epërsisë në pjesën e parë të realizuar nga Josh Murphy, transmeton portali arbresh.info.

Nketiah vendos rekord të ri me golin në Arsenal
Nketiah vendos rekord të ri me golin në Arsenal

Por, Nketiah gjeti rrjetën pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt duke bërë të detyrueshme vazhdimet. Sulmuesi 18-vjeçar realizoi edhe golin e dytë në pjesën e parë të kohës shtesë duke i dhuruar epërsinë Arsenalit.

Nketiah tani është bërë lojtari i parë i lindur pasi Wenger mori detyrën si trajner në tetor të vitit 1996 që ka shënuar një gol në ndeshjet kompetitive për Arsenalin.

Nketiah filloi karrierën e tij në akademinë e Chelseat por u lira nga skuadra U14 dhe më pas iu bashkua “Topçinjve”./arbresh.info/

Të ngjashme