Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 14-të në Superligën e Femrave.
Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit. Vashat prishtinase kanë shënuar 13 fitore në 13 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse prizrenaset kanë nëntë fitore e katër humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Penzës. Përballja pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave, që kanë shumë ambicie në këtë edicion. Takimi do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.
Kastrioti, që ka 13 humbje, në po aq ndeshje, do të ndeshet me Penzën. Kampionet e Kosovës kanë dhjetë fitore e tri humbje dhe shihen favorite në këtë përballje.
Takimi tjetër i kësaj xhiro është mes Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicaset kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse skuadra nga Gjakova ka tri fitore e dhjetë humbje.
Superliga e Femrave – Java 14
E shtunë
13:00 Kastrioti – Penza
13:00 Trepça – Vëllaznimi
19:00 Prishtina – Bashkimi/Arbresh.info
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...