Super Ronaldo, lexojeni titullin e gazetës “Ole”

09:06 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Mediat sportive lavdërojnë paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit.

Cristiano Ronaldo ka marrë lëvdata nga të gjitha mediat sportive pas paraqitjes fantastike ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Real Madridit realizoi dy gola përfshirë një me gërshërë duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve në Allianz Stadium.

Por, gazeta “Ole” i ka kushtuar ballinën magjisë së Ronaldos me titullin: “Kafshë”.

Por, Ronaldo është lavdëruar edhe nga mediat italiane ku po ashtu u përcaktua si vendimtar në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit me rezultat 3:0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme