Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, ku kësaj radhe ka mposhtur Fiorentinën në udhëtim me rezultat 2-4.
Ndeshja nisi me Romën që dominonte dhe rrezikonte shpesh herë portën e vendasve.
Vetëm pasi kaluan pesë minuta, Roma arriti të shënojë golin e parë në këtë takim.
Ishte sulmuesi i talentuar brazilian, Gerson që shënoi për 0-1, pas asistimit të bukur nga Stephan El Shaarawy.
Vendasit u kundërpërgjigjën menjëherë duke barazuar rezultatin katër minuta më vonë.
Gil Dias harkoi bukur në zonë ndërsa Jordan Veretout me një goditje të fortë mposhti Alissonin për 1-1.
Pasi kaluan 30 minuta lojë, në skenë doli përsëri talenti brazilian Gerson që kaloi Romën në epërsi.
Kësaj radhe brazilianin e asistoi mesfushori francez Maxime Gonalons.
Fiorentina nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit para përfundimit të pjesës së parë me Giovanin Simeonen që shënoi me kokë pas asistimit nga Biraghi.
Skuadra e Di Francescos nuk u dorëzua dhe me të filluar pjesa e dytë kaloi për herë të tretë në epërsi.
Mbrojtësi grek, Kostas Manolas shënoi pas harkimit nga këndi i Alesander Kolarov.
Krejt në fund të ndeshjes, Roma gjeti edhe golin e katërt dhe të fundit në këtë takim.
Ishte sulmuesi argjentinas, Diego Perotti që shënoi me një goditje të fuqishme për 2-4.
Pas kësaj fitore, Roma mbetet në pozitën e pestë me 27 pikë, pesë më pak se lideri Napoli por që ‘Giallorosët’ kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e radhës që zhvillohet më 18 nëntor, Roma do ta luajë derbin e qytetit me Lazion.
https://www.youtube.com/watch?v=yUC2X9fgMqg
https://www.youtube.com/watch?v=KRSRmTXIprI
https://www.youtube.com/watch?v=Jm7D6bf_DKU
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...