Arsenal në këtë afat kalimtar e ka humbur një ndër futbollistët kryesor të tij, Alexis Sanchez i cili kaloi në Manchester United, transmeton arbresh.info.
Klubi nga Londra nuk po qëndron duarkryq pas këtij pasi që është lëshuar në sulm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
Sulmuesi nga Gaboni i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang po kërkohet nga Arsene Ëenger ndërkohë që Gazeta e madhe gjermane “Kicker” zbulon se Arsenal është në gjendje që të ofrojë 50 milionë euro për Aubameyang dhe shërbimet e futbollistit Olivier Giroud.
Ky i fundit synon që të luajë sa më shumë në këtë vit në mënyrë që ta fitojë një ftesë nga trajneri i Francës Didier Deschamps, për Kampionatin Botëror që organizohet në këtë verë në Rusi. /arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë