Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për 1/16-ën e finales së FA Cup.
Të dy skuadrat regjistruan fitore në ndeshjet e fundit, ku City e mposhti Wolves me rezultat bindës 3:0, kurse Arsenali e mposhti 3:2 Manchester Unitedin.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të vitit të kaluar, ku asokohe City shënoi fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, shqetësimi i vetëm për Cityn do të jetë Phil Foden, i cili mbetet të shihet nëse do të luaj sot për shkak të një lëndimi të vogël, kurse te Arsenali mungojnë Reiss Nelson, Cedric Soares dhe Mohamed Elneny. /lajminet
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit