Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me gjashtë federata të sportit, me qëllim të mbështetjes financiare për arritjen e objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2017.
Vlera e përgjithshme me të cilën do të përkrahen këto federata arrin shumën e 913 mijë eurove.
Konkretisht, Federata e Basketbollit e Kosovës do të mbështetet me 210 mijë euro këtë vit, e Hendbollit po ashtu me 210 mijë euro, e Volejbollit me 170 mijë euro, Xhudo me 135 mijë, Karateja me 98 mijë dhe Federata e Atletikës me 90 mijë euro.
MKRS-ja, përmes nënshkrimit të këtyre memorandumeve, i ndihmon federatat ta kenë më të lehtë funksionimin e tyre, realizimin e programeve dhe synimeve të planifikuara.
Gjithashtu, kjo formë e përkrahjes mundëson që federatat të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, organizimin e garave vjetore dhe pjesëmarrjen në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Drejtuesit e federatave këtë formë të përkrahjes e vlerësojnë jashtëzakonisht pozitive.
Nëpërmjet memorandumeve krijohen kushtet për planifikim më të mirë dhe për veprimtari konkrete.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se MKRS-ja duke përkrahur federatat në këtë mënyrë, po punon për të ndihmuar sportin e Kosovës, që sportistët të jenë aktiv dhe të korrin rezultate.
“Federatat do të mund të planifikojnë dhe do ta kenë më të lehtë operimin kur e dinë shumën e plotë që kanë në dispozicion nga ministria”, u shpreh Shala.
MKRS-ja po harton politika të atilla, që përkrahja për sportin të rritet vazhdimisht, me investime në infrastrukturë dhe subvencionim të federatave, në mënyrë që sporti i Kosovës të zhvillohet në përkim. me standardet ndërkombëtare.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...