Real Madridi ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të ndeshjes me Napolin në Ligën e Kampionëve, pasi që ylli i skuadrës Gareth Bale ka nisur të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Bale ka qëndruar jashtë fushave që nga 22 nëntori i vitit të shkuar ku ishte lënduar në ndeshjen ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve.
Vetë lojtari ka postuar në rrjetin social që është pranë rikthimit në fushë, ndërsa gazeta e afërt me klubin Marca ka njoftuar që ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Espanyolit në La Liga.
Përkundër këtyre raportimeve trajneri Zinedine Zidane ka preferuar që mos ta rrezikojë lojtarin dhe ka thënë se do të presë deri në ndeshjen e kthimit kundër Napolit më 7 mars, që ai të ketë mundësinë të luajë.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...