Google ADS

Super Granit Xhaka tregoi klasin ndaj West Bromit (FOTO/VIDEO)

22:16 | 18 Mars 2017
Arbresh Info

Edhe pse asnjë lojtarë i Arsenalit nuk shkëlqeu ndaj West Bromit, Granit Xhaka nuk ishte edhe keq gjatë ndeshjes të së shtunës.

Mesfushori shqiptar ka arritur ta kontrollojë mirë mesfushën, të paktën gjatë fraksionit të parë të ndeshjes së xhiros së 28 në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. 24-vjeçari nga Prishtina ka kryer më së shumti pasime në fushë se çdo kush tjetër gjatë 45 minutave të parë.

Sipas statistikave, Xhaka ishte 90.5 për qind i sakët me pasimet dhe bëri gjithsej 78 prekje të topit.

Përveç kësaj, ylli i skuadrës së trajnerit Arsene Wenger ka bërë një super asistim për sulmuesin kilian Alexis Sanchez./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme