Sulmuesi Stevan Jovetic ka shënuar një super gol në ndeshjen kundër Armenisë.
Mali i Zi ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 4 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” kundër Armenisë, shkruan portali arbresh.info.
Stevan Jovetic shënoi hat-trick në këtë ndeshje (28′) (54′) (82′), por goli i tij i fundit spektakolar.
27-vjeçari realizoi një gol të bukur akrobatik tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes që është zhvilluar në kuadër të Grupit C, ku Kombëtarja e Malit të Zi siguroi pozitën e dytë me 10 pikë, aq sa Danimarka.
Sulmuesi i Sevillas arriti të finalizonte hat-trickun me një super goditje drejt portës pas asistimit të jashtëzakonshëm nga shqiptari Fatos Beciraj, i cili ishte autori i golit të epërsisë (2′) për skuadrën e Ljubisa Tumbakovic./arbresh.info
https://streamable.com/pnj05
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...