Bruma shënoi një gol shumë të bukur mbrëmjen e kaluar dhe tani i riu çek Michael Luftner ka shënuar një tjetër super gol të mrekullueshme kundër Italisë.
Kampionati Evropian U21 iu ka dhënë tifozëve shansin për të parë disa nga yjet e ardhshëm të kombëtareve të mëdha si Spanja, Portugalia dhe Italia që posedojnë disa nga talentët më të mirë në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Marco Asensio i Real Madridit dhe Renato Sanches i Bayern Munichut tashmë kanë shfaqur aftësitë e tyre të pamohueshme pasi shkëlqyen te Spanja dhe Portugalia.
Por, e njëjta nuk mund të thuhet për sensacionin e Milanos, Gianluigi Donnarumman. Edhe pse italianët e nisën turneun me një fitore, loja nuk përfundoi mirë për portierin pasi tifozët i kishin hedhur të holla falso 18-vjeçarit.
Kjo duket se ka ndikuar në portierin italian, i cili ishte detyruar të rimarr topin nga rrjeta tri herë por hera e tretë ishte nga një super gol që u realizua nga Luftner.
Donnarumma thjeshtë nuk kishte asnjë shans. Goli nga Luftner ishte i mrekullueshëm.
Republika Çeke u mposhtë me rezultat 3 me 1 duke siguruar tri pikë./arbresh.info
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen