Superylli i PSG-së, Neymar shfaqi një performancë të mrekullueshme për Brazilin këtë mbrëmje kundër Arabisë Saudite në fitoren 2 me 0.
Neymar krijoi dy asistime tek dy golat e realizuara këtë ndeshje, transmeton portali arbresh.info. Në minutën e 43′, Neymar ndau në dyshe mbrojtjen Saudite duke bërë një pasim të mrekullueshëm që i dha mjaftë hapësirë sulmuesit Gabriel Jesus për të mposhtur portierin.
Në minutën e 96′, Neymar i shfaqi po ashtu tifozëve se nuk ka përfunduar ende asgjë duke i dërguar një super top në kokë Alex Sandros nga gjuajtja e lirë.
Sandro nuk shënon shumë shpesh – veçanërisht me kokë, pra topi nga Neymar është dashur të jetë perfekt në drejtim të kokës së tij në mënyrë që Brazili të fitonte.
Neymar ka qenë i përfshirë në të gjitha, përveç një, shtatë golat e fundit të Brazilit.
Rëndësia e tij në skuadër është e padiktueshme dhe tani ylli i PSG-së synon të vazhdojë me këtë formë edhe pas detyrës me skuadrës kombëtare./arbresh.info/
Shikoni më poshtë asistimin e tij në minutën e 96′:
https://streamable.com/0r7ik
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...