Super asistim nga Benzema, super gol nga Cristiano Ronaldo

17:05 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Deporitvo Alaves.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka shënuar për 1 me 0 në ndeshjen në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga që është duke u zhvilluar në Bernabeu, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Cristiano Ronaldo realizoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë ‘Los Blancos’ ende pa përfunduar pjesa e rregullt e takimit në pjesën e parë.

33-vjeçari realizoi për 1 me 0 në minutën e 44′ pas një asistimit të bukur nga sulmuesi francez Karim Benzema.

Ndryshe, ky ishte goli i 12-të në La Liga brenda 19 paraqitjeve nga reprezentuesi portugez./arbresh.info/

Të ngjashme