Super agjenti Jorge Mendes është duke kërkuar shërbimet e talentit sensacional të Barcelonës, Ansu Fatit.
El Chiringuito raporton se Mendes i është afruar babit të 16-vjeçari për t’i ofruar shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Aktualisht, lojtari është në duart e Rodrigo Messit, vëllai më i vjetër i Lionel Messit, i cili mori përsipër Fatin në fillim të këtij viti.
Mendes nuk ka pasur gjithmonë një raport të mirë me Barcelonën, megjithëse në listën e klientëve të tij është edhe qendërmbrojtësi i “Blaugranëve” – Nelson Semedo.
Fati është në bisedime për një kontratë të re te Barça pas disa super paraqitjeve gjatë minutave të kufizuar në fushë.
Ai aktualisht ka kontratë me gjigantin në Camp Nou deri më 2022./arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...