Orë ankthi dhe paniku total për Luis Dias. Sulmuesi i Liverpool mësoi të shtunën se prindërit e tij janë rrëmbyer me dhunë dhe nën kërcënimin e një automatiku në një pikë karburanti në Kolumbi. Keqbërësit ishin me motorë dhe me një plan të mirëmenduar për të rrëmbyer prindërit e Diaz.
Megjithatë, për fat të mirë presidenti kolumbian, Gustavo Petro lajmëroi se mamaja e Diaz është shpëtuar teksa grabitësit nuk kanë mundur të shkojnë larg për shkak të numrit të lartë të forcave të sigurisë që po merren me këtë rast.
Por, shqetësimi më i madh për Diaz mbetet fati i babait të tij, pasi sulmuesi nuk ka asnjë kontakt dhe informacion. Për momentin babai i Diaz rezulton i zhdukur me policinë që vijon operacionin për këtë vepër të rëndë penale.
Edhe Presidenti i Federatës së Futbollit në Kolumbi i bëri thirrje autoriteve ta zbardhin sa më shpejt këtë çështje e të zbulojnë vendndodhjen e babait të Diaz pa kursyer asnjë burim të policisë./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...