Google ADS

Sulmuesit të Bayernit i dorëzohet ‘Këpuca e Artë’ për sezonin 2023/24

19:34 | 27 Gusht 2024
D.H

Harry Kane ka qenë golashënuesi më i mirë për sezonin 2023/24, duke fituar ‘Kupucën e Artë’ për këtë sezon.

Sulmuesit anglez iu dorëzua sot ‘Këpuca e Artë’, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë pas ceremonisë ai u shpreh i lumtur që është transferuar tek gjiganti gjerman.

“Ka qenë njëri nga vendimet më të mira të jetës sime, vendimi për t’iu bashkuar Bayernit”, ka thënë fituesi i ‘Këpucës së Artë’.

Kane ka realizuar 36 gola me skuadrën e Bayern Munich, teksa ka lënë prapa sulmuesin e Serhou Guirassy i cili shënoi 28 gola me Stuttgartin, mirëpo këtë merkato u transferua tek Dortmundi.

Top treshen e mbyll Kylian Mbappe me 27 gola me skuadrën e Parisit, mirëpo tani djersit fanellën e Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme