“Në muajt në vijim do të jem në kërkim të lojtarëve të rinj. Kam në mendje edhe një sulmues”, kjo ishte deklarata e Kristian Panuçit, në daljen e tij të fundit para mediave në konferencën për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Trajneri i Kombëtares duket të ketë hedhur sytë nga Luzerna.
Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur edhe tratativat me një sulmues, i cili në këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje që është aktivizuar në Kupë dhe në kampionatin helvet.
Gazeta zbulon emrin që pritet të jetë në grumbullimin e radhës me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për sulmuesin Shkëlqim Demhasaj. 21- vjeçari, i aktivizuar me shpresat helvete në dy ndeshje, ka marrë ftesë nga Shqipëria. Në fillim, vetë futbollisti me origjinë shqiptare ka hezituar për të vendosur nëse do të pranonte të vishej kuqezi apo jo.
Më pas, ka qenë vetë menaxheri i tij, i cili është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend dhe trajnerit të Kombëtares, që të mund të bëhej pjesë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë 189 centimetra dhe që ka shënuar 7 herë në vetëm 16 ndeshje me skuadrën e re.
Sulmuesi është aktivizuar me Zvicrën U-21 në ndeshjet kundër Uellsit dhe ndaj Bosnjë Hercegovinës. Momentalisht, me pranimin e tij, institucioni i futbollit është duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm që ai të mund të pajiset me pasaportën shqiptare, në mënyrë që në grumbullimin e radhës të jetë në dispozicion të trajnerit Panuçi. /Panorama Sport
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...