Google ADS

Sulmuesi kosovar rikthehet në Superligën turke si kampion

22:28 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Rizespor ka shënuar fitore sot ndaj Umranieyspor dhe ka siguruar pozitën e parë në Ligën e Parë turke

Vedat Muriqi erdhi në janar te Rizespor ku gjatë pjesës së dytë të kampionatit shënoi 8 gola duke kontribuar që skuadra e tij të rikthehet në elitën e futbollit turk, transmeton Periskopi.

Rizespor sot u shpall kampion në Ligën e Parë me 66 pikë të tubuara, derisa ka edhe një ndeshje për ta luajtur javën e ardhshme.

Muriqi te Rizespor erdhi nga skuadra turke Gencelirbgli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme