Ndërsa kanë kaluar vetëm 2 javë që kur bleu kartonin e tij nga Luftëtari, Kristal Abazaj ka hyrë në orbitën evropiane të merkatos.
Në një raportim të gazetës më të madhe sportive italiane, Gazzetta dello Sport, emri i sulmuesit shqiptar përfshihet në objektivat e skuadrës venete Chievo.
“Chievo po vëzhgon me kujdes të riun Kristal Abazaj, fantazistin e Luftëtarit dhe Kombëtares U-21”, thuhet në shkrimin e Gazzetta dello Sport.
Abazaj që ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në radhët e Luftëtarit, pak ditë më parë konfirmoi se ka firmosur me Skënderbeun, por do të mbetet futbollist i Luftëtarit deri në fundit e sezonit në vijim.
Abazaj ka deklaruar pak kohë më parë se synon që të pranojë një eksperiencë në Evropë. /TCH/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...