Sulmuesi i Shqipërisë shënon në fitoren e Chelseat

22:49 | 27 Korrik 2021
KRG

Armando Broja vazhdon ta impresionojë Thomas Tuchelin në ndeshjet miqësore.

Rinovimi i kontratës me Blutë duket se e ka motivuar sulmuesin e Shqipërisë që ka shënuar edhe në miqësoren kundër Bournemouth, të cilën e fitoi Chelsea 2-1.

Blutë e Londrës ishin duke humbur deri në minutën e 72-të, Emiliano Marcondes e kishte kaluar në epërsi Bournemouthin në minutën e 66’.

 

Por, pas gjashtë minutave prej kur Chelsea kishte pranuar golin, doli në skenë sulmuesi i Kombëtares shqiptare që sapo ka rinovuar kontratën me Chelsea dhe shënoi për 1-1.

 

Më pas, Chelsea mori kontrollin e ndeshjen dhe Ike Ugbo shënoi për 2-1 në minutën e 66’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme