Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, debuton me humbje në La Liga

23:33 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Armando Sadiku ka debutuar për Levanten, që pësoi humbje 0-2 në shtëpi nga Real Betisi.

Mbijetesa sa vjen dhe bëhet më e vështirë për ekipin e qytetit të Valencia, që pas humbjes me Betisin. e shikon veten në vend të 17-të në klasifikim me 20 pikë, 1 pikë më shumë se Las Palmas.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku e nisi titullar këtë takim, teksa pas 10’ minutash lojë dha sinjalin e parë duke tentuar portën, por portieri largoi rrezikun me një super pritje.

Sulmuesi i Kombëtares pak para fundit të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë (38’), ndërsa ky fraksion u mbyll në barazim pa gola.

Sadiku u largua nga loja në minutën e 65’, vendin e tij e zuri Giampaolo Pazzini. Ky nuk është aspak një debutim i mirë për sulmuesin shqiptar, që përvec që nuk shënoi gol, skuadra e tij humbi në shtëpi.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme