Sulmohen gjyqtarët e ndeshjes Gjilani – Llapi

16:53 | 23 Tetor 2019
Arbresh Info

Gjilani ka triumfuar përballë Llapit në njërën ndër ndeshjet më interesante të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll me rezultat bindës 3-0.

Por, përfundimi i ndeshjes nuk ka shkuar edhe aq qetë ashtu edhe sikurse loja. Gazeta SHESHI mëson ekskluzivisht se pas përfundimit të ndeshjes disa persona jozyrtarë e kanë goditur gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

Menjëherë kanë intervenuar Policia e Kosovës që kanë arrestuar tre persona, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e Policisë Rajonale të Gjilanit.

Personat zyrtarë të ndeshjes janë siguruar menjëherë nga Policia dhe Sigurimi i ndeshjes, teksa delegati i ndeshjes ka marrë gjithë shënimet e nevojshme.Pas ndeshjes është ankuar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina për sjelljet e dhunshme të disa personave ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme