Sulmi terrorist në Barcelonë, reagon edhe Ronaldo

22:21 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas sulmeve të fundit në Barcelonë. Portugezi është solidarizuar me viktimat.

“I tronditur me lajmet që vijnë nga Barcelona. Solidarizohem me familjen dhe miqtë e viktimave”, shkroi Ronaldo në Twitter.

Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

https://twitter.com/Cristiano/status/898230216568569861

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme