Trupi qeverisës i futbollit, UEFA ka lëshuar një deklaratë për shkak të sulmit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Manchester City duke e lidhur atë me finalen e Evropa Ligës që zhvillohet nesër në Stockholm.
“UEFA është e tronditur nga sulmi mbrëmjen e kaluar në Manchester. Mendimet tona janë te viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur”, shkruan UEFA në faqen zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
“Aktualisht nuk ekziston ende asnjë inteligjencë specifike që sugjeron që ndonjëri nga aktivitetet në finalen e UEFA Evropa Ligës në Stockholm mund të jetë shënjestër e sulmeve”
“UEFA ka qenë duke punuar me autoritetet lokale dhe Federatën e Futbollit të Suedisë për disa muaj dhe rreziku për sulm terrorist është llogaritur qysh në fillim të projektit. Përveç kësaj, një numër masash sigurie janë implementuar pas sulmit në Stockholm prillin e kaluar”
UEFA kërkon gjithashtu nga tifozët të arrijnë sa më herët që është e mundur në stadium sepse kontrolle të detajuara do të bëhen në hyrje, gjë që mund të shkaktoja vonesa në qasje të stadiumit./arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...