Me barazimin pa gola ndaj Leeds United në udhëtim, Chelsea ka zgjatur edhe më shumë numrin e ndeshjeve pa humbje nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel, pasi tani numëron plot 12 të tilla, 10 prej të cilave në kampionatin anglez.
Blutë e Londrës kanë fituar 6 ndeshje në kampionat nën drejtimin e Tuchel dhe kanë barazuar 4 të tjera, ndërsa numri i sukseseve shkon në 8 nëse shtojmë edhe fitoren ndaj Barnsley në FA Cup dhe atë ndaj Atleticos së Madridit në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht Chelsea i Tuchel është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Sarrit për numrin e takimeve pa humbje radhazi, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv nën drejtimin e gjermanit, është edhe fakti që skuadra ka pësuar vetëm dy gola gjithsej.
Për të gjithë këtë histori ka një sekret, pasi mediat angleze zbulojnë se tekniku po shfrytëzon një komunikim me kode, që e njohin vetëm futbollistët e tij, për t’u shpjeguar atyre lëvizjet që duhet të bëjnë në fushën e lojës.
Një nga kundërshtarët e londinezëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka zbuluar se gjatë përballjes me Chelsean nuk kuptonte çfarë thoshin lojtarët me njëri-tjetrin, por vetëm vërente se ata e dinin në mënyrë të përsosur çfarë duhej të bënin në fushë.
“Në fushë nuk e kupton se çfarë po ndodh, por ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë e si duhet të lëvizin në fushë. Sulmet e tyre janë shumë të shpejtë dhe “vdekjeprurës”, pasi shumë herë një lojtar e jep pasimin pa parë fare ku është shoku i skuadrës, thjesht e di që duhet të jetë në atë pozicion. Përdorin fjalë të ndryshme, për situata të ndryshme, në mënyrë që të mos kuptohen nga kundërshtarët”, ka thënë një futbollist i Premier League, emri i të cilit nuk zbulohet.
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor