Tri xhudistet tona të njohura për suksesin e tyre të madh në arenën ndërkombëtare kanë arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm duke prekur finalen në Grand Slam.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë siguruar pjesëmarrjen në finale të Grand Slam të xhudos në Abu Dhabi që është duke u zhvilluar sot (e shtunë) më Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan portali arbresh.info.
Pra, medalja e argjendtë tashmë në duart e të tri xhudisteve tona dhe ato garojnë tani për medaljen e artë në finale.
Nora Gjokova, e cili garon në kuadër të kategorisë -57 kilogram, arriti të mposhtë me ippon xhudisten Taipej Chen ling Lien në gjysmëfinale dhe rivalja e saj në finale do të rusja Anastasiia Konkina.
Majlinda e mposhti në gjysmëfinale në kuadër të kategorisë -52 kilogram xhudisten angleze Chelsie Giles me ippo dhe italiane Odette Giuffridda është rivalja e saj në finale për medaljen e artë.
Dhe në fund Distria Krasniqi arriti ka triumfuar ndaj argjentinases Paula Pareto në kategorinë për -48 kilogram duke fituar po ashtu me ippon.
Finalet do të zhvillohen pasditen e sotme dhe Arbesh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale./arbresh.info/
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...