Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Eros Grezda, do të ndryshojë skuadër gjatë verës, për të pasur mundësinë që të luajë në Europa League.
Grezda, i cili ka qenë pjesë e Lokomotiva Zagrebit në dy vitet e fundit dhe është ndër lojtarët më të spikatur të këtij klubi, do t’i bashkohet ekipit të Osijek, po në kampionatin kroat.
Osijeku është renditur i katërti në këtë sezon në kampionat, ndaj ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Si rrjedhojë, po kërkon të përforcohet me futbollistë cilësorë dhe ka filluar merkaton duke blinduar mesfushën me një element mjaft të vlefshëm si Grezda, pasi objektiv ka që të arrijë fazën në grupe të turneut.
Nuk është bërë ende e ditur shuma që do të paguajë Osijek për të siguruar mesfushorin 22-vjeçar, i cili grumbullohet rregullisht me Kombëtaren kuqezi që nga tetori i vitit 2016. Vlera e kartonit të tij, sipas “Transfermarkt”, është 600 mijë euro.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit